75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Remzie Osmani nesër publikon këngën dedikuar heroinave

Këngëtarja kosovare Remzie Osmani vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.

Së fundmi bëri të ditur që do të lansohet projekti i saj muzikor dedikuar heroinave, shkruan Indeksonline.

Duke pozuar në veshje kombëtare ajo shkroi: “Neser publikohet kenga kushtuar heroinave te heshtura—GRUAJA E DESHMORIT”, projekt i cili pritet të pëlqehet mjaftë nga fansat e saj./Indeksonline/