Rikthehet nga lëndimi Federer: Ende nuk ka përfunduar asgjë!

Po rikthehet “Mbreti i tenisit”
Fjala është për tenistin zviceran, Roger Federer, i cili do të rikthehet pas një lëndimi të gjatë në turneun e Dohas, në Katar.
Federeri, kishte munguar në “Australian Open” 2020, kështu ai tani kërkon të rikthehet fuqishëm, shkruan IndeksOnline
“Ndihem sikur nuk ka përfunduar asgjë”.
“Jam vërtet i lumtur, që do luaj sërish, ka kaluar një kohë e gjatë dhe unë nuk mendova që do të merrte kaq shumë kohë”, shtoi ai.
“Pensionimi kurrë nuk ka qënë opsion për mua. Mendoj që më shumë është çështje e gjurit që më ngacmon prej disa muajsh, por nuk mendoj për atë këtë vit”, tha zvicerani.
“Ndjej që asgjë nuk ka mbaruar ende, mua më pëlqen të luaj tenis dhe të jem nëpër turne”, tha Federeri.
“Ka punë për t’u bërë, por njëra nga arsyet që të rikthehem është të ndeshem me më të mirët dhe të fitoj prapë”, përfundoi Roger Federeri.