Vjedhje masive në një argjendari të Ferizajt, vlera e dëmit deri në 50 mijë euro!

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në një nga argjendaritë e Ferizajt.
Bëhet fjalë për vjedhjeve e stolive në vlerën prej 40 mijë deri në 50 mijë euro, në argjendarinë “Gjira”.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai tha se policia është duke marrë informacionet dhe po e trajtojnë rastin.
“Gjatë natës persona të panjohur kanë depertuar në argjendarinë e një personi dhe nga kasaforta e tij janë gjetur dhe janë marrë sipas pronarit stoli në vlerë prej 40 deri në 50 mijë euro. Policia është duke kryer hetimet po merret me rastin”, tha Gashi për IndeksOnline.