Fëmija bie nga rimorkio e motokultivatorit, merr lëndime të rënda

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ka rënë nga rimorkioja e një motokultivatori.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Caparc të Prizrenit.
Aksidenti sipas policisë ishte shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të motokutivatorit, i cili në rimorikio kishte disa fëmijë.
“Gjatë rrugës në një kthesë të lehtë derisa kishte filluar kthimi, një prej fëmijëve ishte i ngritur në këmbë dhe në një moment bie nga rimorkioja e “Goldonit” dhe si pasojë pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fëmijës i është ofruar trajtimi mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe mbetet në shërim të mëtejshëm./IndeksOnline/