Sindikata e Lotarisë i jep afat MF-së deri në fund të javës për ekzekutimin e pagave
Sindikata e Lotarisë e Kosovës i ka dhënë afat Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave deri në fund të javës.
Këtë e ka bërë të ditur, anëtarja e Sindikatës…, Shpresa Gosalci, pas takimit që kanë zhvilluar me zyrtarë të ministrisë.
Sipas saj, nëse deri në fund të javës nuk ekzekutohen pagat, që ajo thotë se nuk i kanë marrë prej një viti, do të vazhdojnë me protesta të tjera.
“Protesta përfundon për sot, pas takimit të zhvilluar me ministrin e Financave dhe u kemi dhënë afat deri në fund të javës për realizimin e kërkesave tona”, tha Gosalci.