Rasti i gjyqtarëve hungarez, UEFA merr vendimin: S’ka racizëm!
Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ka marr vendimin për gjyqtarët hungarez.
UEFA vendosi që deklaratat e Sebastian Coltescu gjatë ndeshjes Besaksehir – PSG nuk ishin raciste, shkruan IndeksOnline.
Më 8 dhjetor 2020, takimi mes klubit turk dhe atij francez u anulua pas një kartoni të kuq për ndihmës trajnerin e Besaksehirit, Pierre Webo. Coltescu, gjyqtari i katërt zyrtar iu referua Webos me fjalën ‘negru’ – fjalë kjo që në gjuhën hungareze i bije ‘i zi’.
Në këtë rast, UEFA nuk ka pa shprehje raciste, por ka dënuar gjyqtarin deri në muajin korrik. Megjithatë, hungarezi do të angazhohet nga shoqata në programet arsimore./IndeksOnline/