Haradinaj pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, diskutojnë për zhvillimet në vend

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka pritur në një takim takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Haradinaj, në këtë takim, e ka falënderuar ambasadoren Jusufi për angazhimin e saj dhe diskutuan për zhvillimet në vend.
“Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët evroatlantike”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.