Gjendet një mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut, në pritje për deminimin e tij

Sot rreth orës 12 në fshatin Vrellë të Istogut është gjetur një mjet shpërthyes.
Derisa vendi është rrethuar me shirita nga policia, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për IndeksOnlinen ka bërë të ditur se për momentin nuk shfaqet ndonjë rrezik për banorët e asaj ane dhe se janë në pritje të njësitit për deminim për ta larguar mjetin.
“Sot rreth orës 12:20 minuta policia është informuar se në fshatin Vrellë është has në një mjet shpërthyes. Njësitet relevante të policisë kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe është njoftuar njësiti për deminim. Janë në pritje të tij”, tha Rugova për IndeksOnline.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:



