75 Mall Live Search
14:48 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Kryeministri Hoti liroi nga detyra ministren Haradinaj- Stublla

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.