75 Mall Live Search
18:03 / E Martë, 09 Mars 2021 / k.v

Flet personi që gjeti predhën gjigante në Vrellë (Video)

Një mjet shpërthyes është gjetur mesditën e sotme në fshatin Vrellë të Istogut.

Personi që ka gjetur atë ka thënë për IndeksOnline se derisa po gërmonte me ekskavatorin e tij, predha gjigante ka dalë në sipërfaqe.

Sipas punëtorit Astrit Tafilaj, predha është tërhequr nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt nga njësitet për deminim.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar se rasti është raportuar të martën rreth orës 12 e 20 minuta.

“Njësitet relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit. Po ashtu është njoftuar njësiti për deminim”, ka deklaruar Rugova./IndeksOnline/