Babai i Rita Orës merr vaksinën anti-Covid, po e bija?

Babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu është vaksinuar kundër koronavirusit.
Përmes një publikimi në Instagram ai ndau momentin kur ishte duke marrë vaksinën, shkruan Indeksonline.
Ai shkoi të vaksinohet në vendin ku për vite me radhë ka punuar bashkëshortja e tij, Vera Ora.
Ende nuk është bërë e ditur nëse Rita është vaksinuar, pasi gjendet në Australi për disa projekte./Indeksonline/
