75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 09 Mars 2021 / C E

Haaland e dërgon Dortmundin në çerekfinale, Juve e Porto luajnë me vazhdime

Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra Gjermane ka barazuar me Sevillën me rezultat 2-2 (5-4 rezultati i përgjithshëm).

Të dy golat për Dortmundin i ka shënuar Haaland (35’ dhe 54’) derisa për Sevillën të dy golat i realizoi En Nesyri nga penalltia në minutën e 69-të dhe në minutat e fundit.

Haaland ka shënuar edhe një gol por që iu anulua për pozitë jashtë loje.

Në ndeshjen tjetër, Juventus dhe Porto do të luajnë me vazhdime pasi që rezultati i kohës së rregullt është 2-1 i njëjtë si në ndeshjen e parë. /IndeksOnline/