75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Aksident në mes dy veturave në magjistralen Gjakovë-Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete, shkruan IndeksOnline.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes të dy veturat kanë përfunduar jashtë rrugës.

Tanimë, veturat janë duke u tërhequr nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Si pasojë e aksidentti janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë./IndeksOnline/