75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Isa Mustafa s’ka preferenca për të parin e LDK-së: Tifozllëku dëmton procesin!

Zgjedhjet e 14 shkurtit prodhuan një “termet” brenda LDK-së. Kjo parti u goditën nga votuesit, duke marrë numrin më të vogël të votave që nga paslufta,  duke bërë kështu që të kenë vetëm 13.08 për qind të votave të përgjithshme, shkruan IndeksOnline.

Rezultati i dobët bëri që kryesia e partisë të reflektojë, duke lëshuar rrugë. Kryetari i saj Isa Mustafa bashkë me kryesinë dhanë dorëheqjen, duke çuar kështu partinë në zgjedhje të brendshme.

Se kush do ta marrë timonin e partisë që dikur ishte më e madhja në vend, është tema më aktuale dhe pyetja më e zakonshme e ditëve të fundit.

Ndërsa dilemat sa shtohen e rriten tani kur janë shpallur tre kandidatura për pozitën e kryetarit të LDK-së. Bëhet fjalë për nënkryetarin e saj të dorëhequr Lutfi Haziri, i cili sot shpall kandidaturën, anëtarin e kryesisë Anton Quni si edhe Lumir Abdixhiku, që po ashtu është anëtar i kryesisë së partisë.

Se kënd preferon (parapëlqen) midis tyre, Isa Mustafa, në një përgjigje për IndeksOnlinen ka thënë se nuk do të donte të bënte tifozllëk në këto momente për askënd dhe se një gjë e tillë do ta dëmtonte partinë.

“Më vjen keq, por nuk mund të komentoj kandidaturat. Vlerësoj se zgjedhja e kryetarit të LDK-së meriton respekt të kuvendit, të votës së delegatëve dhe se çdo tifozllëk paraprak e dëmton procesin. E dëmton LDK-në”, tha shkurt Mustafa për IndeksOnlinen.