75 Mall Live Search
13:20 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Lutfi Haziri: Do të hyj në garë për të afruar njerëzit në LDK e jo për t’i larguar

Ka prezantuar kandidaturën e tij Lutfi Haziri për të marrë timonin e LDK-së, raporton IndeksOnline.

Haizri ka thënë se këtë e ka bërë pas konsultimeve me struktura të partisë, të degës në Gjilan e Anamoravë.

Ai ka thënë se LDK-në beson dhe shpreson ta kthejë në vendin ku edhe emeriton, të jetë partia e parë.

Haziri ka theksuar se do të hyjë në garë për kryetar të LDK-së jo për të larguar njerëz, por për të afruar e bashkuar.

Tre brezat e kësaj partie, gjenerata e vjetër, ajo e Republikës dhe gjenerata evropiane, do të bashkëpunojnë e bashkëveprojnë.

Zgjedhjet e 14 marsit do të jenë zgjedhje për të bashkuar LDK-në, tha Haziri gjatë fjalimit të tij.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Kam përfunduar bisedat me strukturat e partisë.

Duke mësuar nga ata që realizuan ëndërra themeluesit e LDK-së njerëzit e shkrimeve, letra, të rezistencës, kohën e kthyen në interes të vendit, dijën ia dhanë vendit, durimin ia dhanë popullit.

Jam krenar që së bashku me gjeneratën time me 31 vjet të ecjes në rreshtin e Ibrahim Rugovës, partia e vetme që i dha vendit tonë, formë shpresë e besim në republikë.

Çdo gjenerat ka dijet e veta.

Këtë herë LDK-ja doli keq. Rezukltati i saj tregon për humbje besimi, ne vlerësojmë shumë gjeneratat që kontirbuojnë edhe sot, çmojmë gjeneratën e vjetër, gjenerata e mesme që është gjenerata e republikës dhe gjeneratën e evropianëve që tashmë kanë hyrë në vendmimarrje.

Këta tre breza janë besim për mua dhe angazhim për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin.

Këto duhet të jenë zgjedhje të LDK-së jo për të larguar të tjerët, por për të afruar. Ku njerëzit nuk ndihen të eliminuar por bashkohen për të bërë shumë, zgjedhje ku respektohet veprimtari e po i hapet dera të riut.

LDK-së i duhet unitet për ta ruajtur këtë familje të madhe politike.

Nuk mund të hyjmë me zhurmagjinjë, ata që kanë problem me ligjin ata që kanë problem me krimin e orgainzuar, ky ndryshim ka me ndodh, ky rikthim është garadian i kësaj republike, rikthimi i madh nënkupton shpresë te popullata jonë.

Si kandidat i LDK-së për kryetar jap vlerësimin tim për një reformë të bazuar me meritë, konkurrencë, vlerësim të rezultatit dhe hapje e domosdoshme për brezin evropian të LDK-së për vendimmarrje.