75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Meta, Ramës: Do jem luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor kokainë

Presidenti Ilir Meta përsëriti rëndësinë e ndërgjegjësimit të  çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij e vërtetë në demokraci.

“Jam i bindur se këtë fuqi do ta tregojnë, më 25 prill. Është moment për referendum që e ardhmja e Shqipërisë në Evropë të mos diskutohet” u shpreh Meta.

Në një konferencë me gazetarët në Fier mesditën e sotme Meta shigjetoi dhe Ramën i cili sot në prezantimin: “Nisim sprintin drejt 25 prillit” krahasoi me foto të gjithë emrat, duke mos lënë mënjanë komentet thumbuese.

Në këtë aktivitet fotoja e Metës, duke pirë ujë është përballë asaj të Etilda Gjonajt.

“Edhe sikur të pija Raki nuk do të shqetësohesha. Unë kokainën jo vetëm që nuk e përdor, por do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike dhe që jo vetëm kaq del garant para mafias ndërkombëtare për të pastruar lekët e saj në Shqipëri”

“Çfarë mund të presim ne nga një njeri që u thotë shqiptarëve këtu më keni deri në 2030. Një njeri që thotë gjëra të tilla ka problem të mëdha dhe ka nevojë për kontrolle shëndetësore serioze dhe gëzohem që ka ofruar ekspertë nga shëndetësia që ata të tregojnë kujdes për gjendjen e tij shëndetësore”, tha Meta.

Çfarë deklaroi sot Rama?

Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyrojeni sikur me 25 prill të mos zgjidhet kjo po ky. Po këtu me këtë fiton Durrësi, me Palokën apo Ekonomin. Me kë fiton arsimi me Evisin apo filaxhanin (Monika Kryemadhi).