Përfundon rinumërimi i 134 vendvotimeve

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës.
Zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për IndeksOnlinen se janë ende në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme, lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.
”Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi për IndeksOnline.