75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Lëndohet një person në vetaksidentin në Vranidoll, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që raportoi pak më herët për një vetaksident në fshatin Vranidoll, ku një veture e tipi “Audi” është rrokullisur.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij  aksidenti.