Alaba në Barcelonë? Flet agjenti i futbollistit

David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi austriak është në kërkim të skuadrës së re.
Sot gjatë ditës u raportua se presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Alaba.
Megjithatë, për GOAL ka folur agjenti i lojtarit, Pini Zahavi.
“Asgjë nuk ka të vërtetë”, ka thënë shkurt Zahavi.
Kujtojmë që për Alaba janë të interesuara shumë klube, në mesin e tyre edhe: Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Manchester Unitedi./IndeksOnline/