Chrissy Teigen rrëfen momentet e turpshme: Kam ofenduar edhe këngëtaren e famshme

35 vjeçarja bëri një paraqitje në “The tonight show starring Jimmy Fallon” të martën.
Gjatë paraqitjes së saj, ajo kishte folur për takimet më të mira dhe më të këqija me të famshmit, transmeton Indeksonline.
Ajo shpalosi edhe një ‘fatkeqësi’ që kishte pasur me Michael Keaton.
“Unë mendoj se ishte pas Golden Globes, dhe kjo mund të jetë më e keqja” u shpjegua ajo.
“Po pija shumë dhe e pashë dikë që hynte duke mbajtur një shampanjë në dorë, dhe un i thash faleminderit duke menduar që ishte burri im, por në fakt ishte Micheal Keaton”.

“Nuk ishte dikush që shërbente shampanjë?” – pyeti Xhimi .
“Jo nuk ishte. Isha shumë në siklet nga ajo situatë dhe jam akoma, ndonjëherë them se mund të vdes… E mora, e piva dhe u largova, ” qeshi Chrissy .
Ajo gjithashtu sapo zbuloi se kishte ofenduar aksidentalisht Katy Perry./Indeksonline/
