Glauk Konjufca tregon datën se kur do të formohet Qeveria Kurti

Ish shefi i diplomacisë, Glauk Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu, ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik, për numrat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, për datat se kur do të formohen këto institucione, qëndrimin e partisë për çështjen e dialogut dhe Ambasadën e Kosovës në Izrael.
Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.
“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca në emisionin “Përballje” të transmetuar në Telegrafi.com.
Konjufca u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Pastaj, pas mbledhjes së parë të Qeverisë, kalohet në seancën e Kuvendit, e cila është zgjedhja e Presidentit.
“Unë mendoj që deri me 25 mars do të zgjedhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri me 10 prill do të zgjedhet edhe Presidenti i Kosovës”, u shpreh Konjufca.
Duke komentuar numrat që duhet pasur për postin e presidentit, anëtari i kryesisë së LVV-së, Konjufca dhe se zgjedhje e presidentit ka koinciduar me aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare dhe opozita i ka dy opsione.