75 Mall Live Search
07:59 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Rikthehemi me NBA/ Dallas Mavericks arrin fitore, shkëlqen Doncic

NBA është rikthyer pas një pauze të shkurtër.

Skuadra e Dallas Mavericks ka mposhtur 113-104 ekipin e San Antonio Spurs, shkruan IndeksOnline.

Në këtë mbrëmje, basketbollisti i Spurs, DeRozan shkëlqeu me 30 pikë dhe 11 asistime.

Paraqitje fantastike pati edhe Luka Doncic, i cili realizoi 22 pikë, bëri 12 asistime dhe 12 kërcime.

Fitore në këtë raund ka shënuar edhe Memphis Grizzlies, të cilët mposhtën Washingtonin me rezultat 127-112./IndeksOnline/