75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 11 Mars 2021 / k.v

Ekskavatori rrëshqet nga kamioni, bllokohet rruga afër stacionit të autobusëve (Video)

Një ekskavator gjigant ka rrëshqitur nga kamioni, që po e bartte në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Gjysma e ekskavatorit ka mbetur në rrugë e gjysma në kamion, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në trafik.

Komunikacioni është bllokuar në këtë pjesë të rrugës, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë, ndërsa po punohet për të larguar sa më parë ekskavatorin nga ajo pjesë.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga ky rast, i cili për fat të mirë ka përfunduar pa të lënduar./IndeksOnline/