75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 11 Mars 2021 / k.v

Në pikë të ditës, grabitësit ua marrin telefonat dhe kuletat dy femrave në Prishtinë

Dy femra kanë raportuar në polici se të martën rreth orës 11:00, dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e thikës, ua kanë grabitur telefonat dhe kuletat.

Sipas policisë grabitja ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë marrë me rastin.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime./IndeksOnline/