Shqetësuese, vazhdon rrahja e grave dhe fëmijëve në Kosovë

Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në mesin tonë. Kjo dëshmohet edhe nga raportimet e shumta që bëhen te Policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Në raportin 24-orësh të PK-së, rezulton se vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Ndërsa një rast është raportuar më 9 të këtij muaji, pak para mesnatës.
“Podujevë, 09.03.2021 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Podujevë, 10.03.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Prizren, 10.03.2021 – 10:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, është kanosur me një mjet të mprehtë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren, 10.03.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.
Mitrovicë e Jugut, 10.03.2021 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”./Indeksonline/