75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Texasi dhe Misisipi heqin kufizimet e lëvizjes, Biden jo i kënaqur

Guvernatorët e shteteve të Shteteve të Bashkuara të Teksasit dhe Misisipit, kanë hequr shumë shpejt të gjitha kufizimet e detyrueshme të Covidit, pavarësisht shqetësimeve të shëndetit publik për masat relaksuese.

Presidenti Joe Biden e ka quajtur lëvizjen “një gabim të madh” dhe këto shtete nuk janë në një pozitë të mirë për të hequr kufizimet, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Shtetet individuale të SHBA-së, janë në krye të politikës së tyre të shëndetit publik dhe pavarësisht se presidenti Biden kërkon kujdes, disa tani po heqin kufizimet.

Presidenti ka theksuar përdorimin e mbulesave të fytyrës dhe distancimin shoqëror derisa shtrirja e vaksinave të mund të ndryshojë natyrën e virusit.

Guvernatori Abbott shtoi se zyrtarët lokalë “mund të përdorin strategji lehtësuese të Covidit në qarkun e tyre”, siç është kufizimi i kapacitetit të biznesit nëse pranimet në spitalet rajonale rriten mbi 15% të kapacitetit për shtatë ditë rresht.

Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, gjithashtu hoqi kërkesën e shtetit për maskën javën e kaluar dhe tani ka lejuar që bizneset të hapen me kapacitet të plotë./BBC/Indeksonline/