75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 11 Mars 2021 / k.v

Ndalohen dy persona në Prishtinë, posedonin mariuhanë

Dy të dyshuar meshkuj janë ndaluar dje pasdite nga policia në Prishtinë dhe gjatë kontrollit te të cilët janë gjetur dhe konfiskuar 18.4 gramë substancë e dyshuar narkotike, lloji marihuanë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bushi” rreth orës 15 e 40 minuta.

Me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/