75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Një 16 vjeçar, viktima më e re në Kosovë

Në prag të një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVIDIN-19 një 16-vjeçar, nga Vitia.

Lajmin e ka konfirmuar infektologia nga Spitali Rajonal i Gjilanit, dr. Selvete Shurdhani.

“I ndjeri ka qenë i retarduar, ka pasur ndryshme të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektivit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani.

Ky është rasti i parë në Kosovë i moshës së re që nuk i mbijeton virusit.

Deri tani, betejën me COVIDIN-19 brenda një viti e kanë humbur 1.674 kosovarë.