Dy “Audi” përplasen në Prishtinë, policia në vendngjarje

Një aksident trafiku midis dy veturave të tipit “Audi” ka ndodhur para pak minutash në Komunën e Prishtinës.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar IndeksOnline shihet se janë bërë dëme materiale të konsiderueshme të veturave.
Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes tanimë ka dalë edhe njësiti policor, i cili po merret me rastin./IndeksOnline/