15 vite nga vdekja e kriminelit, Sllobodan Millosheviq

Sot janë bërë 15 vite nga vdekja e kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq. Kasapi i Ballkanit vdiq me 11 mars të vitit 2006 në njësinë e paraburgimit të gjykatës së Hagës.
Krimineli Millosheviq po gjykohej atje për krimet e luftës të kryera në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Bartësi i gjenocidit në Ballkan u varros në oborrit e shtëpisë së tij në Pozharevc.
Më 27 maj 1999, Tribunali i Hagës lëshoi një aktakuzë kundër Millosheviçit. Ai u arrestua në 1 Prill 2001 dhe u ekstradua në Tribunal më 28 Qershor./Indeksonline/