75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Komuna e Suharekës mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për varrimin e qytetarëve të kësaj komune, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja e mirëkuptimit për financim u nënshkrua me bashkësitë fetare.

“Me bashkësitë fetare sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për financim, për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të kryerjes së riteve fetare dhe mbulimi i shpenzimit të varrimit për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Bali Muharremaj”, tha ai./IndeksOnline/