75 Mall Live Search
07:43 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Vetaksident në Podujevë – motorri i del nga vendi, katër të lënduar

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:30 në komunën e Podujevës, saktësisht në fshatin Konushefc.

Në bazë të informacioneve fillestare, si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë mbetur të lënduar katër persona.

Po ashtu, sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes, vetura është përmbysur tërësisht ku edhe një pjesë e motorrit ka përfunduar në rrugë.

Kurse, bëhet e ditur se vetura e dëmtuar gjendet ende në vendin e ngjarjes.

Sipas pamjeve shihet se edhe vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale./IndeksOnline/