Ekskluzive: Torino përpiqet t’i ‘bllokojë’, Vojvoda dhe Ujkani marrin ftesën nga Challandes

Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani, që të dy do të marrin rrugën për në Prishtinë në fund të muajit mars.
Dyshja e Torinos mezi u pajtua me klubin italian për të udhëtuar në Kosovë shkaku i pandemisë Covid-19. Sipas burimeve të IndeksOnline, kuptohet se dyshja mezi i bindi drejtuesit e klubit të Torinos për të marrë lejen e tyre për ardhjen në Kosovë – për ndeshjet e kësaj të fundit në parakualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’.

Pra, si Vojvoda ashtu edhe Samir Ujkani kanë marrë ftesë nga trajneri, Bernard Challandes dhe do të jenë në listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Lituanisë (miqësore), Suedisë dhe Spanjës (parakualifikime).
Kujtojmë që Ujkani është portieri i katërt i ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për këto ndeshje, pas Betim Halimit, Visar Bekajt dhe Arijanet Muric./IndeksOnline/