75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Përfundon aksioni i policisë në objektin e Komunës së Kllokotit

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në objektin e Komunës së Kllokotit.

Cak ka qenë kreu i Komunës, Bozhidar Dejanovic i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, raporton IndeksOnline.

Ekipi i IndeksOnline ka qenë në këtë komunë dhe ka parë nga afër pjesëtarët e policisë teksa po ekzekutonin Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj kreut të komunës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanovic, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake./IndeksOnline/