Formacionet zyrtare: Lazio – Crotone, Muriqi sërish në stol!

Vedat Muriqi nuk do ta filloj ndeshjen mes Lazios dhe Crotones.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës nuk është në formacionin startues të publikuar para pak minutave nga klubi italian, shkruan IndeksOnline.
Në sulm Inzaghi ka përzgjedhur dyshen, Immobile dhe Correa.
Ndeshja mes Lazios dhe Crotones e vlefshme për xhiron e 27-të të Serie A, do të luhet nga ora 15:00./IndeksOnline/