75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Haradinaj tregon se a do të jetë në takim të hënën me Kurtin e Osmanin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të folur rreth konstituimit të institucioneve të vendit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline vet lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Po do të jemi pjesë e takimit”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Të enjten pasdite, kandidati për kryeministër Albin Kurti iu ka dërguar letër partive politike për ti ftuar liderët e tyre në takim para formimit të qeverisë./IndeksOnline/