75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Odegaard shpërblehet nga Kombëtarja e Norvegjisë!

Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard sot dhe zyrtarisht është emëruar kapiten në Kombëtaren e Norvegjisë.

Sot norvegjezët vendosën që ta kenë kapitenin e tyre të ri e që pikërisht do të jetë mesfushori 22-vjeçar, Odegaard, shkruan IndeksOnline

Odegaardi i cili shkëlqeu mbrëmë në Evropa Ligën ndaj Olympiacos Piraeus, ku edhe shënoi një eurogol, sot ai pranoi edhe lajmin se do të jetë kapiten i ekipit të tij kombëtar.