Në Shqipëri 16 të vdekur dhe 681 raste të reja nga COVID në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 681 raste të reja me COVID nga 3340 testime të kryera në total duke shënuar kështu një ulje të lehtë të rasteve ditore. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 16 pacientë. Konkretisht nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç.
Janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.