Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

13.03 – Mot më i butë, kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me reshje të dobëta shiu, e pasdite reshje lokale mund të priten edhe në pjesët tjera të vendit. Në mbrëmje kthjellime.
14.03 – Mot i butë. Fillimisht kthjellime, e përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën zhvillime të vransirave lokale, që ka gjasa të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh të dobët shiu, e me mundësi edhe për ndonjë bubullimë.
15.03 – Ftohtë. Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, që orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes nga rrafshi i Kosovës do të përzien apo shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore reshje bore.
16.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë, e pasdite me mundësi edhe për riga lokale shiu.
17.03 – Ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Mundësi edhe për reshje lokale shiu dhe bore.Temperaturat ditëve të fundjavës në rritje, e nga dita e hënë në rënie.
Në fundjavë minimalet rriten deri në 2C, e më pas zbresin edhe deri në -2C. Ndërsa maksimalet në fundjavë rriten deri në 15C, e të hënën zbresin në 5C, e të mërkurën edhe në 4C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s gjatë fundjavës, e gjatë javës së ardhshme nga krahu verior 4-15m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.