75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / kutia

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve – VV me 50.28% dhe 58 ulëse në Kuvend

KQZ është mbledhur sot për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se pavarësisht sfidave të shumta me të cilin është shoqëruar ky proces zgjedhor, KQZ ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore.

Nga shpallja e rezultateve përfundimtare mësojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.28 përqind të votave dhe ka siguruar 58 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës me 17,009 përqind ka siguruar 19 ulëse në Kuvend dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73 përqind ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.