75 Mall Live Search
13:15 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Pirlo për eliminimin nga Liga e Kampionëve: Asgjë nuk ndryshon për Juventusin

Andrea Pirlo këmbëngul që dalja nga Liga e Kampionëve nuk është fundi i sezonit për ta dhe Juventusi nuk do të ndryshojë rrugën e tyre.

“Skuadra padyshim pësoi një goditje të rëndë, por ne rifilluam stërvitjen dhe e kemi të qartë rrugën përpara”, tha Pirlo në konferencën e tij për shtyp”, tha fillmisht tekniku.

Ai foli edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Cagliarit i cili e sheh si skuadër të fortë.

“Cagliari është një ekip i cili kohët e fundit ndryshoi trajnerin e tij dhe menjëherë mori disa rezultate të rëndësishme, kështu që ne kemi nevojë për krenari dhe shpirt ekipi për të dhënë një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Cagliari.”

Rasti me Ronaldon që mund të largohet?

“Ronaldo është mirë. Naturalshitë e natyrshme që ai është i zhgënjyer nga ajo që ndodhi atë natë si të gjithë. Ai stërvitet mirë dhe është rikuperuar për të luajtur nesër në mbrëmje.

“Është e natyrshme që ka zëra pas eliminimit, pasi ai është lojtari më i rëndësishëm në botë së bashku me Lionel Messi. Ai gjithmonë ka bërë mirë për ne, duke shënuar gola, ai i vërteton vlerat e tij”, tha Pirlo.