75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Pamje nga vendi ku u gjetën të vrarë dy persona

IndeksOnline është duke qëndruar në vendin ku janë gjetur dy persona të vrarë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se të vrarë kanë mbetur një femër dhe një mashkull.

Burimet kanë thënë se afër viktima është gjendur edhe një armë zjarri.

Ende nuk dihet rrethanat as motivet e kësaj vrasjeje.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar për këtë rast.