75 Mall Live Search
12:32 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Foto të çiftit që mbeten të vrarë në Prishtinë

Ky është Lulzim Sopi dhe ish-bashkëshortja e tij, Sebahate Sopi që mbeten të vrarë sot në mëngjes në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Çifti kanë qenë të divorcuar dhe vazhdimisht kanë pasur mospajtime nd^mjet vete, kanë treguar burimet.

Duket se akti tragjik i vrasjes së ish-bashkëshortes ka ndodhur për motive xhelozie.

Banorët kanë thënë për IndeksOnlinen, se i dyshuari fillimisht ka qëlluar viktimën, i ka bërë disa hapa nga vendi i aktit dhe është kthyer për të kryer vetëvrasjen.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00, policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen “Emshiri”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjentë”, ka bërë të ditur për IndeksOnlinen, zëdhënësi i policisë së rajonin e Prishtinës Agron Borovci.