75 Mall Live Search
12:43 / E Diele, 14 Mars 2021 / OSH

Hoti krenohej me njohjen e Kosovës nga Izraeli, por refuzoi thirrjet për të marrë pjesë në hapjen e ambasadës

Kryeministri në detyrë, Abdullah Hoti vazhdimisht është krenuar me njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli. Hoti gjithnjë e quante këtë marrëveshje si historike duke i lënë merita Qeverisë së tij për këtë sukses diplomatik.

Megjithatë, Hoti dhe kabineti qeveritar i tij nuk iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në hapjen e ambasadës në Jeruzalem.

Shteti izraeli i ka nisur Kosovës ditëve të fundit disa ftesa për të marrë pjesë në këtë përurim, por që të cilët janë injoruar nga Qeveria Hoti.

Kritika të mëdha për refuzimin e ftesave nga Izraeli ka patur edhe kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jeruzalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Asnjëri nga zyrtarët e këtyre dy koalicioneve, nuk është përgjigjur në letrat dhe thirrjet telefonike lidhur me këtë proces.

Përkundrazi, të frikësuar, në panik dhe të papërgjegjshëm i kanë ikur pjesëmarrjes për një njohje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kanë braktisur rolin e tyre kushtetues dhe politik që u takon për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shtetit tonë” ka thënë ndër të tjera, Enver Hoxhaj./Indeksonline/