75 Mall Live Search
14:24 / E Diele, 14 Mars 2021 / OSH

Dalin pamjet e ambasadës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri nis punën si ambasadore

Ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka publikuar pamjet e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Ajo ka thënë se është krenare dhe nderi më i madh në jetën e saj që do të shërbej si ambasadore.

“Një moment vërtet krenar dhe historik për marrëdhëniet e Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem!

Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe t ‘ i shërbej me krenari vendit tim në Izrael” shkruan Demiri në njoftim./Indeksonline/