Kamberi uron Lumirin për detyrën e re: Më shumë mundësi për Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka përgëzuar LDK-në për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, shkruan Indeksonline.
Ai po ashtu uroi Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit teksa tha që sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.
Postimi i plotë:
Përgëzoj Lidhjen Demokratike të Kosovës për mbarëvajtjen e Kuvendit të saj për zgjedhjen e kryetarit, me garë të vërtetë, shumësi kandidatësh dhe pranim rezultati.
Respekt dy miqve të mi, Lumirit dhe Lutës, për kulturën e tyre demokratike.
Urime Lumir për detyrën e re!
Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.