75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 14 Mars 2021 / A. A

Inter i pandalshëm, shkon 9 pikë larg Milanit

Lautaro Martinez ishte vendimtar në fitoren e Interit 2-1 kundër Torinos në udhëtim.

Argjentinasi shënoi golin e dytë për Interin vetëm 15 minuta pasi Torino kishte barazuar rezultatin përmes Antionio Sanabrias.

Romelu Lukaku kishte shënuar golin e parë për ‘nerroazzurët’.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 65 pikëve, 9 më tepër Milan që është në vendin e dytë.

/Indeksonline/