Kosova e madhe, shënon fitore si mysafire e Rumanisë

Hendbollistët e Kosovës kanë shënuar fitore ndaj Rumanisë në fazën e dytë kualifikuese të Evropianit 2022.
Ndeshja e zhvilluar në Bukuresht përfundoi me rezultat 30:25 për mysafirët.

Më 10 mars, ndeshja në Prishtinë kishte përfunduar baras 23:23.
Ndërkohë Rumania është kampione e shumëfishtë e botës dhe fituese e medaljeve olimpike.