United vazhdon me fitore, ngjitet në vendin e dytë

Manchester United ka shënuar fitore të madhe në Premierligë.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur West Hamin me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit anglez.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Dawson në portën e tij, në minutën e 53-të.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, 14 më pak se City që kryeson ligën. /IndeksOnline/