75 Mall Live Search
23:08 / E Diele, 14 Mars 2021 / AR

Abrashi uron Abdixhikun: Së bashku do ta forcojmë LDK-në

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të LDK-së, shkruan Indeksonline.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë.

Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm“, shkroi ai.

Postimi i plotë:

LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,

për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.

Falënderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së

Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ????

Shëndet ✌️